Feron e kanë bërë nervoz ndjekësit e tij në Instagram.
Ish-reperi ka publikuar në llogarinë e tij të këtij rrjeti social disa pamje se si ushtron në palestër. E duket se kjo ka bërë që atij t’i shkruajnë shumë persona duke i treguar se si duhet t’i bëjë ushtrimet.
Në një story të publikuar, ai thotë se ky është muaji i parë dhe se pas disa muajsh do t’i ngrejë nga 100 kg pesha në të dyja duart.