Ish reperi Fero ishte i ftuari i mbrëmshëm brenda shtëpisë së BBVK-së.
Ai u paraqit si në një lloj konference shtypi dhe banorët ishin në cilësinë e gazetarëve.
Njëra prej pyetjeve, gjithashtu ishte nëse kishte jetë edhe pas vdekjes, për të cilën Fero nuk hezitoi t’i përgjigjej.
“Gjithmonë e kam menduar nëse do të ketë jetë pas vdekjes, unë këtë e kam gjetur në besimin tim, ka jetë pas vdekjes, qysh ka të mirë dhe keqe në këtë dynja, ka edhe atje”, u shpreh Fero.
“Na nuk mundemi me i shpëtu vdekjes. Dhe ne kemi me vdekë, edhe mbas vdekjes kemi përsëri jetë”, pohoi mes tjerash ai.