Fero nisë kampanjë për ta përkrahur financiarisht, arsyeja dhe shuma do t’iu befasojnë!

By

Se reperi Fero është i paparashikueshëm, kjo dihet prej kohësh.

Por ai vazhdon kohë pas kohe ende të befasojë, siç ka bërë mbrëmë rreth mesnatës.

View this post on Instagram

A post shared by FERO (@ferofera)

Përmes rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se në platformën “GoFundMe” ka hapur mundësinë e kontributit financiar të fansave për albumin e tij më të ri i cili duket të ketë kosto marramendëse.

Fero s’është kursyer por targetin financiar për t’ia financuar albumin “Goat” e ka lënë plot 200,000 paund britanik, apo përkthyer në euro plot 235,000 euro.

Në 12 orë nga nisja e kampanjës, ai ka grumbulluar rreth 700 paund, ku mes tjerash, 10 paund i ka dhënë nga kuleta e saj gruaja e tij, modelja Arbenita Ismajli.

A mund ta mbërrijë Fero një shifër të tillë të ‘çmendur’?  E shohim me kohë! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm