Fero lirohet nga burgu

By

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero ka qëndruar një muaj në paraburgim.

Dyshohet se ai kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, Arbenita Ismajli.

Kjo e fundit kishte kërkuar ndihmën e policisë, me ç’rast reperi ishte arrestuar.

E pas një muaj që i kaloi në burg, Fero u lirua.

Gjilanasi njoftimin e bëri përmes Instastoryt.
Atij i uroi mirëseardhje një mik i tij. Duket se vendi ku është shkrepur fotografia është një xhami.

Fero Fera

Ndryshe, Prive ka realizuar intervistë me avokatin e Arbenita Ismajlit, Arianit Kocin me të cilin ka biseduar rreth çështjes së çiftit.

Ai ka dhënë disa detaje madje ka treguar se modelja kishte pasur probleme me reperin edhe në të kaluarën.

Ndiqni videon nëse e keni humbur.

Artikuj të ngjashëm