Faqja “Vipat e bllokut” dështojnë t’i gjejnë ndonjë ndërhyrje Aurela Gaçes!

By

Një ndër faqet më interesante për figurat publike në Instagram padyshim që është faqja “Vipat e bllokut” e cila kryesisht merret me ndërhyrjet kirurgjikale të figurave tona publike.

Pikërisht nga kjo faqe shpeshherë kanë dalur në pah disa të vërteta që për disa prej artistëve tanë kanë qenë majft irrituese.

E fundit në radarin e tyre duket se ishte këngëtarja e njohur Aurela Gaçe e cila e “inspektuar” nga faqja në fjalë doli të ishte e pastër sa i përket ndërhyrjeve.

Me të marrë vesh këtë lajm Aurela falënderoi ata duke i’u treguar se nga periudha e disa fotografive që kishin publikuar ata  ka humbur 15 kg natyrisht në mënyrë natyrale dhe se i ka bërë tatoo vetullat të cilat sipas saj përpak sa nuk i zhduki të gjitha duke eskperimentuar me to.

Aurela siç duket është ndarë në paqe me ta andaj edhe sulme në drejtim të saj më sigurisht që nuk do të ketë. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm