Faqja e parë e librit prej 365 faqesh – Fillojeni kështu këtë vit të ri

By

Është ajo koha e vitit, e njohur edhe si, fillimi i një kohe të re, kur vlerësojmë fushat e jetës sonë, ne do të dëshironim të përmirësohemi dhe të përcaktojmë të bëjmë një ndryshim. Sigurisht, ne po flasim për rezolutat e Vitit të Ri, një traditë që priret të marrë kritika sepse premtime të tilla për veten tonë mund të jenë të vështira për t’u mbajtur.

Mirëpo janë disa gjëra shumë të thjeshta, që promovojnë qetësi shpirtërore, mendore dhe fizike – e lumturia e tillë është!

Më poshtë të listuara janë disa këshilla, që duhet t’i keni parasysh teksa hyni në dekadë të re.

– Gjeni momente paqeje në baza ditore.

– Vraponi pas kënaqësive të vend të lumturisë; Ky qëllim është i rëndësishëm sepse gëzimi është një kënaqësi e vazhdueshme, ndërsa lumturia është e shkurtër dhe rrethanore.

– Kini kujdes nga konsumi i mediave; Duke ecur përpara, zgjidhni të konsumoni vetëm media që mbështesin dhembshuri dhe mirëkuptim – tipare për të cilat na duhen më shumë në psikologjinë tonë individuale.

– Bëhuni të vetëdijshëm për rezistencën ndaj ndryshimit; Largohuni nga individë dhe situata nëse nuk ju ndihmojnë të rriteni si njerëz në asnjë lloj aspekti.

– Praktikoni më shumë mirënjohje; Shprehni mirënjohjen tuaj jo vetëm për njerëzit rreth jush por edhe ndaj vetes.

– Mësoni këndvështrime të reja; Bota është një vend më i bukur kur kuptohemi me njëri tjetrin, kështu që qëllimi është të mësojmë një gjë të re nga një person i ri çdo javë. Kjo do të thotë 52 perspektiva të reja se si e shohim botën deri në mbarimin e 2020-ës.

– Ushtroni mendjen tuaj kreative; Këtë vit përqafoni kreativitetin tuaj duke krijuar diçka të vogël apo të madhe çdo javë.

– Përkushtohuni qetësisë; Çdo ditë, ndani 15 minuta nga koha juaj për të qëndruar ulur vetëm pa bërë asgjë, që të jeni në kontakt me botën tuaj të brendshme.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm