Këngëtarja e famshme shqiptare Lindita Halimi, ka kohë që po jeton e po punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përpos që u bë nënë këtë vit dhe lajmin e dha vetëm pas lindjes së vogëlushes së saj Kaimanas, këngëtarja paska qenë ën studio duke punuar në muzikën e saj gjatë tërë vitit.
Ajo përfundimisht ka vendosur që të sjellë një këngë në gjuhën shqipe dhe këtë e konfirmoi përmes Instagramit, ku kërkoi nga fansat e saj ta dinte nëse u kishte munguar gjatë kësaj kohe.
Dhe pasi mori dhjetëra mesazhe dashurie, ajo tha se po sjellë një këngë në gjuhën shqipe ngase zëri i saj ka nevojë të këndojë në gjuhën amtare. /Prive.al