Fansat të bindur: Ledri dhe Dafina mesazhe të koduara përmes teksteve?

By

Mbi një dekadë ka kaluar nga momenti kur Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula i dhanë fund lidhjes së tyre.

Përkundër këtij fakti, nostalgjia për çiftin e dikurshëm nga një pjesë e konsiderueshme e fansave nuk mungon!

Në rrjet qarkullojnë me të madhe video të dikurshme, e edhe teori konspiracioni!

Së fundmi, në TikTok, fansat janë të bindur se Dafina dhe Ledri komunikojnë me tekste (pavarësisht që nuk kanë nevojë të bëjnë një gjë të tillë realisht).

Ndjekësit kanë përshtatur tekstet e dy projekteve të këngëtarëve.

“Ti kom dhon krejt, mi ke dhonë krejt ama sot prapë vetëm” thotë Dafinë në këngën me Elgit Dodën që është marrë si kundërpërgjigje e vargut “Ti kom dhon krejt, ti kom dhon krejt ama loçkë m’le vetëm” të Ledrit në projektin “E keni dit” me Romeo Veshajn e Klementin.

Një rastësi në tregun muzikor me kaq shumë këngë me tekste të varfëra që sillen në një lojë fjalësh apo jo?

Vlerësojeni vetë! /Prive.al

@albcelebs Communicating through songs🖤 @Dafina Zeqiri #fyp #viral #trending #vip #lyric #edit #albania #kosovo #explore #sad #broken #albcelebs #dafinazeqiri #ledrivula #simua ♬ original sound – Albcelebs

Artikuj të ngjashëm