‘Ezel’ po bëhet baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e foshnjës

By

Sinem Kobal dhe Kenan İmirzalıoğlu, ky i fundit i njohur për shqiptarët nga roli i tij si Ezel, janë në pritje të ëmbël.

Çifti, i cili vitin e kaluar u bënë prindër për herë të parë kur Lalin erdhi në jetë, tashmë është në pritje të fëmijës së dytë.

Sipas mediave turke, tashmë është zbuluar edhe gjinia e bebit të  dytë të çiftit. Kobal, e cila është 3 muajshe shtatzënë shkoi te mjeku një ditë më pare dhe mësoi se do të ketë një vajzë tjetër.

Në një intervistë të mëparshme çifti kishin thënë, “Të qenit nënë dhe baba është gjëja më e mrekullueshme në jetë. Zoti i bekoftë të gjithë”.

Kujtojmë se me lindjen e vajzës së parë, Kenan i bleu bashkëshortes një vilë super luksoze që kushton 3 milionë lira turke apo më shumë se 300 mijë euro. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm