Eva dhe Fibi, bashkë në këngën e re

By

Dy këngëtaret e pandara, Eva Ndoja dhe Fibi 2017-tën do ta nisin në këtë mënyrë edhe në muzikë.

Bashkë, dyshja do të sjellin projektin e ri muzikor i cili vjen pas një vargu të këngëve solo të dy këngëtareve.

Prive.al e ka kontaktuar Fibin e cila ka konfirmuar duetin duke deklaruar se gjatë kësaj jave do të nisin edhe xhirimet e videoklipit.

Kënga është realizuar tek shtëpia e shumë hiteve së fundmi, RedBox Entertainment teksa kjo këngë akoma nuk ka një datë fikse të publikimit për faktin se mbetet si do ecin punët në realizimin e videoklipit.

Kujtojmë se në repertorin e dyshes, ky bashkëpunim vjen pas dueteve tjera si ‘Loqka jem’ e ‘Namana’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm