Estrada proteston për mbajtjen e dasmave

By

Shoqata e Hotelierëve sot ka protestuar para Qeverisë së Kosovës.

Në protestë kanë marrë pjesë edhe këngëtarë të estradës.

Kërkesë e vetme e tyre është që nga data 1 korrik të fillojnë me dasma, kjo pasi që ata po ndihen shumë të dëmtuar.

Sipas tyre kur lejohen të marrin mbahen tubimet edhe të punojnë kafenetë, pse të mos lejohen edhe dasmat.

Krahas protestës disa nga përfaqësuesit do të kenë takim me ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, në orën 12:00.

Artikuj të ngjashëm