Ka kohë që Morena Taraku jeton në Turqi.
Këngëtarja/modelja shqiptare, përveç jetesës si person i thjeshtë, po zhvillon edhe karrierën.
Ajo pati treguar se së shpejti do ta shohim si aktore përveç aktiviteteve të saj muzikore atje.
Së fundmi Morena na e prezantoi shtëpinë e saj luksoze në Turqi, sidomos pjesën e kopshtit përmes një fotografie të postuar në llogarinë e saj në Instagram.
“Shtëpi e ëmbla shtëpi”, ka shkruar ajo duke vënë në pah lokacionin – Stamboll, Turqi.
Ndërsa përveç pishinës, ajo ka prezantuar edhe disa ambiente të tjera të vendbanimit të saj, që është një vilë tejet luksoze dhe mbi të gjitha, e rregulluar me shumë shije. /Prive.al