Ajo është zyrtarisht edhe më e vlerësuar edhe më në top të listave se këngëtaret Ariana Grande dhe Rihanna, për të mos e përmendur fare Beyonce dhe Taylor Sëift,
Këngëtarja me prejardhje shqiptare, yll në ngritje, Dua Lipa, sapo është emëruar si bajza më e kërkuar në Britani të Madhe. Kjo sipas shifrave të Spotify, që e rendition këngën e saj “New Rules”, si më të kërkuarën.
22 vjeçarja Lipa, ka pasur një vit shumë të suksesshëm dhe depërtoi gjithkund me këngën e saj të fundit, me anë të së cilës ajo paraqet një grua të re britanike, që është e pavarur, ‘cool’ dhe në komandë të seksualitetit të saj, raporton The Guardian.
Kjo gazetë prestigjioze Britanike, e përmendë edhe faktin që Dua është rritur në Britani të Madhe, por që në moshën 13 vjeçare ajo është zhvendosur me prindërit e saj në Kosovë. Dy vjet më vonë Dua është kthyer në Londër për të ndjekë një karrierë në muzikë, duke I ribërë vetëm këngët e artistëve të famshëm në cover.
Këtë vit, edhe revista amerikane TIME e radhiti Duan të parën në listë për top 10-të këngët e vitit 2017-të, duke e vënë edhe para Despacitos, ndërsa pozicion të mirë ka marrë edhe nga Billboard. /Prive.al