Sot, Unikkatili po feston ditëlindjen. Reperi mbushi plot 40 vjet.
Karriera e tij muzikore filloi në vitn 2001 kur regjistroi këngën e tij të parë. Një nga reperët më të njohur shqiptarë, koncerti i tij në stadiumin e Prishtinës u shënua të kishte jo më pak se 25,000 të pranishëm.
Ai u vlerësua nga shkrimtari i mirënjohur ndërkombëtar shqiptar Ismail Kadare si një “frymëzim për shqiptarët në të gjithë botën”.
Reperi numëron në diskografinë e tij qindra këngë, ku e veçanta është se asnjë nga to nuk eshtë e realizuar me videoklip, gjë që e dallon atë nga këngëtarët e tjerë.
Unikkatil ka publikuar pesë albume deri më tani. Albumi i parë “Shihemi N’përkujtime” u publikua në vitin 2002, pasuar nga “Fjált e Pavdekshme” në 2004, “Prezenton The Bloody Alboz” në 2005, “Armiqt Suprem” në vitin 2006 dhe “Kanuni i Katilit” në vitin 2007. /Prive.al