Ermali dhe Luana, bashkë ‘kundër’ Marinës?

By

Ermal Mamaqi njoftoi sot gjatë ditës se ka menduar të bëjë një shkëputje nga televizioni. Përmes një statusi në Instagram, ai falenderonte të gjithë stafin e “Xing me Ermalin”dhe shprehej se po punohet për një format të ri i cili me gjasa do të nisë transmetimin në muajin Janar të vitit 2020.

Por tani Ermali ka bërë një tjetër postim që na bëri të dyshojmë!

Ai shfaqet përkrah prezantueses Luana Vjollca, e cila pak kohë më parë konfirmoi se do të vijojë me emisionin ‘Shiko kush luan’ këtë sezon në Top Channel.

“Duke thurur plane! Ndoshta kundër Marinës” – ka qenë përshkrimi i Ermalit në foton krah ish-rivales së tij në prime-time të sëShtunës

Nuk e dimë nëse ka ndërmend të bëjë ndonjë projekt të përbashkët me moderatoren, apo thjesht po na thotë se emisioni i Luanës do të jetë në të njëjtin orar me atë të Marinës!

Gjithsesi, Geti s’mund ta linte me kaq po ka ndërhyrë menjëherë me një të qeshur të shkurtër: “Ahhah”, sikur të donte të shprehej: “Vërtet e keni!” Po Marina a thua vallë çfarë mendimi mund të ketë?

Artikuj të ngjashëm