Paraditen e së enjtes, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i ka dorëzuar këngëtare Eleni Foureira ‘çelësin e kryeqytetit’ duke e falënderuar për ardhjen e saj në Tiranë dhe për atmosferën që i fali publikut.
Edhe Eleni e edhe Veliaj, kanë shpërndarë një fotografi në rrjetet sociale, ku këngëtarja shihet duke pranuar çmimin.
Eleni e ka shpërndarë këtë foto në Instastory dhe përpara fansave grek ajo e ka falënderuar Veliajn për ndihmën që ka ofruar për tragjedinë e ndodhur në Athinë.
“Në takimin me kryebashkiakun e Tiranës, e ndjeva të nevojshme që ta falënderoja për ofrimin e zjarrfikëseve. Në këto ditë të vështira, të gjithë bëhemi një dhe ndihmojmë ata që janë në nevojë. Faleminderit për ndihmën”, ka shkruar Eleni në postimin e saj.