Para disa javëve në Prive i’u njoftuam që këngëtarja Adelina Berisha është duke punuar në një produksion të ri muzikor.
Gjithçka e mbajti në heshtje deri në momentin e regjistrimit të videoklipit.
Tashmë është xhiruar pjesa më e madhe e spotit, ku priten të finalizohen dhe ca të tjera për të vazhduar në post-produksion.
Por, kur tani ka filluar numërimi prapa Adelina Berisha ka ndarë një fotografi ku zbulon njërën nga veshjet me të cilat do të shfaqet.
Me një fustan të kuq, ku duket për mrekulli, Adelina ka shkruar “Së shpejti” gjë që nënkupton që lançimi i projektit është çështje ditësh./Prive.al