“Bac, çikat na e zbardhën fryrën”, ishte një imazh që korrespondonte me mesazhin e 10-të vjetëve më parë “Bac u kry”.
Slogani i ri për 10-të vjetorin e pavarësisë së Kosovës, përfshinte tri vajzat më të suksesshme në botë. Kosovaret Dua Lipa, Majlinda Kelmendi e Rita Ora, ishin pjesë e mesazhit.
Por jo edhe Era Istrefi, që konsiderohet të ketë pasur sukses ndërkombëtar. Kjo kishte zgjuar reagimin e nënës së Erës, Suzanës, e cila kishte thënë se suksesi i vajzës së saj s’krahasohet dot me atë të Duas e Ritës, sepse Era vinte nga Prishtina.
N mbështetje të Erës, ka dalë edhe këngëtari e deputeti Labinot Tahiri, i cili përmes një statusi në profilin e tij në Instagram, konsideronte se Erës i është bërë një e padrejtë.
“Të dashur qytetarë, ajo se çfarë me mundon mua, është mos respektimi i asaj që quhet drejtesi apo realitet.
(ERA ISTREFI) nuk te kam takuar asnjëherë, por unë jam Labinot Tahiri, i cili kur shoh diqka të padrejtë me dhem shumë dhe reagoj në menyren time.
(ERA ISTREFI)?, të jesh krenare edhe pse tek ne mundohemi ta nënqmojmë apo ta nënvlersojmë një Yll Botëror siq jeni ju!
Fundja, e keni mbas dhe para vetës publikun e shkëlqyer SHQIPTARË.
Ti i’a arrite që ta dëgjojnë zërin tënd edhe nacionalitete të huaja anekend botës!”, ka shkruar Labi. Prive.al