Si rrallë herë, Era Rusi prek rrafshin personal nëpër intervista. Në një edicion në muajin korrik në Prive, këngëtarja Era Rusi ishte protagonistja e “25 Pyetjeve” të Prive.
Me Vlorijan Halilin ajo përgjigjet në disa prej pyetjeve interesante që i parashtrohen, e ndër to është edhe ajo se kur do të martohet?!
Këngëtarja flet edhe për kolegët dhe sigurisht karrierën e saj, çfarë bëri mirë e çfarë bëri keq?
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Era Rusi e ka mbajtur jetën private gjithnjë larg syve dhe vëmendjes së publikut, por e ftuar sot në një emision “Trokit” ajo ka zbuluar më shumë.
Era ka treguar se të gjithë ish-at e saj kanë qarë në momentin që ajo ishte larguar nga një lidhje ku nuk është ndjerë e vlerësuar pas gjithë përkushtimit të pamasë së saj.
“Të gjithë kanë qarë. Kur e humbet e kupton. Edhe unë kam qarë. Shiko unë jepem shumë në një marrëdhënie, ndoshta ma marrin si për të mirëqenë. Kur iki unë, fillojnë kuptojnë…”, u shpreh Era. /Prive.al