Rita Ora po vjen në Kosovë, zbulohet data e arritjes (VIDEO)

By

Ka ca vjet që nuk erdhi në vendlindje dhe tani Rita Ora pas një suksesi të hatashëm me këngët e saj të reja, po vjen në Kosovë.

Këngëtarja me famë botërore, do të vijë për vizitë në Kosovë në datën më të rëndësishme të vendit.

Me 17 Shkurt këngëtarja vjen në Kosovë për të shënuar 10-të vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Udhëtimi i saj në Prishtinë vjen menjëherë pas 16 Shkurtit, kur do ketë edhe një koncert në Holandë.

Rita Ora do dekorohet edhe me medalje nga presidenti Hashim Thaci, ndërsa nuk dihet nëse do të këndojë në koncertin e 17 Shkurtit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm