Këngëtarja Era Istrefi veçse ka nënshkruar të ardhmen e saj muzikore. Ditë më parë iu njoftuam që artistja pritet të nënshkruaj me Sonyn por sot ajo ka postuar një fotografi të ekipit të saj të ri.
Përpos Sony Music, Era është bërë bashkë edhe me Ultra Music për të krijuar albumin e saj të parë i cili do të jetë ndërkombëtar.
Vlera e kontratës sipas portalit IndeksOnline kap shifrën e 1.5 milionë dollarëve.
I gjithë suksesi erdhi pas lançimit të këngës ‘BonBon’ që po preku tregun botëror të muzikës falë stilit dhe talentit të Era Istrefit.
Mesa duket Era, do të ‘fryj’ edhe në botë tani e tutje. Nëj tjetër shqiptare drejt famës globale.