Suksesi i këngës ‘Shumë pis’ që Era Istrefi e solli në bashkëpunim me Ledrin bëri që dyshja të jetë shumë e kërkuar në mbrëmje muzikore kudo ku flitet shqip.
Mirëpo këngëtarja duket se në mesin e pikut të koncerteve përkundër angazhimeve po gjen kohë për familje.
Përmes rrjetit social Instagram, Nora Istrefi ka ndarë me fansat një foto në të cilën shihet vajza e saj Renèe në prehrin e tezës së saj, Erës.
Kujtojmë që Nora në sferën artistike nuk ka dashur të humbë kohë dhe i është rikthyer koncerteve pak javë pas lindjes. /Prive.al/