Para pak ditësh, Prive raportoi ekskluzivisht se Era Istrefi do të këndojë himnin e Kampionatit Botëror.
Këtë lajm më vonë e konfirmoi edhe nëna e saj.
Era tashmë ka nisur punën për videoklipin, por para kësaj, ajo u takua me njërin prej futbollistëve më të njohur në botë.
Bëhet fjalë për Ronaldinho, me të cilin këngëtarja kosovare postoi një fotografi në instastory.
Edhe pse Kosova e Shqipëria nuk do janë pjesë e Kampionatit Botëror, zëri i këngëtares kosovare do të dëgjohet gjatë tërë muajit nga pothuajse të gjitha shtetet./Prive.al