Era Istrefi reagon pasi nuk u përfshi në treshen e vajzave që na zbardhin fytyrën

By

Ditën e djeshme, fotografia e tre vajzave, Majlinda Kelmedit, Rita Orës e Dua Lipës nën mbishkrimin ‘Bac, çikat na e zbardhën fytyrën’ bëri xhiro gjithandej.

Por, krahas përkrahjes për fotografinë që u bë virale, pasuan edhe debate dhe kritika mbi mungesën e Era Istrefit, këngëtares që nga Kosova, me muzikë shqip u bë e famshme në gjithë botën.

E mbi këtë mungesë të saj në kolazh, Era e ka thënë tek sot fjalën e saj.

Me një vizuelizim ne hartën e Kosovës në fokus, mbishkrimi i shtuar: ‘Bac gjuha shqipe po dëgjohet në botë’ ka qenë ‘kapaku’ i përgjigjes së Erës e cila me ‘Bonbon’ në shqip numëron në Youtube mbi gjysmë miliardi të klikimeve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm