Era Istrefi ka një mesazh nga stadiumi në Rusi

By

Në një konferencë për media në prag të finales së madhe të Kampionatit Botëror Rusia 2018, këngëtarja kosovare Era Istrefi është shprehur tejet e lumtur dhe e emocionuar që është pjesë e kësaj ngjarje.

“Ndjehem e nderuar dhe e privilegjuar. Është një rasti rrallë dhe për mua është një ngjarje shumë e madhe. Ka shumë dashuri dhe emocione”

“Të bëjmë bashkë nacionalitete të ndryshme përmes muzikës është fantastike, ndjehem e nderuar”.

Istrefi gjithashtu ka folur edhe për xhirimet e videoklipit të “Live It Up”, duke thënë se e kishte shijuar shumë kohën në Budapest.

Pak orë pas, këngëtarja është lajmëruar nga stadiumi përmes një fotoje nën mbishkrimin: ‘’Shumë e lumtur që jam këtu. Mezi pres të performoj të Dielën’.

Soooo happy to be here!!!!✨✨✨✨✨✨ Cant wait to perform on the Sunday!!!

A post shared by Era (@eraistrefi) on

Mezi presim edhe ne… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm