Loredana dhe Elvana së fundmi u panë goxha të afërta.
Gjatë turit të koncerteve verore, dy artistet patën kohën të takohen me ç’rast nuk munguan as fotografitë plot dashuri krah njëra-tjetrës.
E mesa duket, Loredana për Elvanën rezervon një nofkë shumë të veçantë.
Ajo në fotografitë e fundit të këngëtares nga turi e ka quajtur atë “gruja jem”.
Kujtojmë se pas fotografive të përbashkëta, shumë fansa kanë kërkuar duet mes vajzave. Nga afërsia, kjo s’është larg mendsh! /Prive.al