Enver Petrovci nderohet me çmim të rëndësishëm nga MKRS-ja

By

Të premten u mbajt ceremonia vjetore e ndarjes së çmimeve nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast, aktori i njohur shqiptar, Enver Petrovci është nderuar me çmimin për “Vepër Jetësore”.

Kjo u njoftua nga faqja zyrtare e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Ky është çmimi i parë që ma jep juria kosovare”, tha Petrovci teksa pranoi çmimin.

Ai theksoi se ky është çmimi më i madh që e merr gjatë karrierës së tij, ndërsa kujtoi një moment të veçantë kur eci nëpër sheshin e Tiranës me buqeta me lule në duar.

“Kam marrë shumë çmime artistike, por çmimin më të madh të cilin unë e ndiej është kur shkova në pazar në Tiranë dhe një vajzë e re 12-vjeçare luleshitëse më tha: “Prindërit e mi të adhurojnë dhe dua të ta fal një buqetë me lule.” Shitësi që ishte afër e dëgjoi dhe ma dha edhe ai një buqetë dhe më tha: Edhe unë po jua dhuroj një dhe pse nuk ju njoha. Dhe hera e dytë është kjo”, deklaroi Petrovci.

Artikuj të ngjashëm