Më 16 tetor, këngëtarja e njohur Eni Koçi publikoi projektin e saj më të ri muzikor.
Kësaj here solo, Eni erdhi me këngën e titulluar ‘Sekreti’.
Kënga mban vulën e të dashurit të saj, Gencit dhe label-it të tij ‘Blackfish Entertainment’ teksa për tekstin është përkujdesur vetë këngëtarja.
Mirëpo për shkak të një ‘sulmi’ kënga me videoklip u desh të publikohej prapë.
“Për shkak të një sulmi që patëm, kenga ‘Sekreti’ do të hidhet sërish në kanalin Black Fish Entertainment, për shkak se ky kanal është tepër i mbrojtur. Faleminderit për mbështjetjen.” – shkroi ajo në një postim në Instastory. /Prive.al