Këngëtarja e famshme shqiptare Eni Koçi, e ka gati këngën e saj të re.
Përmes një fotografie në Instagram, ku Eni shfaqet e kuruar dhe e veshur në një kostum të bardhë, ka dhënë lajmin se së shpejti publikon një këngë.
“Gabimet”, do të quhet projekti i saj i ri, ndërsa kësaj here Eni vjen solo.
Përndryshe, mediat në Shqipëri kanë raportuar se ajo dhe i dashuri i saj, reperi i njohur Genc Prellvukaj, së shpejti do të martohen e dasma e tyre do të jetë një event VIP, megjithatë nuk ka shumë zhurmë rreth kësaj pune pasi asnjëri prej tyre, s’e kanë konfirmuar lidhjen. /Prive.al