Në rrjetet sociale shfaqet vazhdimisht e kuruar në secilin detaj.
Fotot e rëndomta tash e një kohë nuk përbëjnë opsion për Eni Koçin e cila qindra mijëra ndjekësve të saj ka preferuar t’iu ‘servojë’ vazhdimisht fotografi profesionale, me veshje të shtrenjta e grim dhe flokë të trajtuara nga profesionistë.
Megjithatë, janë disa raste që përbëjnë përjashtim.
E tillë ishte mbrëmja që lamë pas kur nën shoqërinë e motrës, Gretës dhe shoqeve të tyre, Eni ka darkuar në një prej restoranteve të Tiranës.
Pa grim të tepruar dhe filter, këngëtarja ka shfaqur bukurinë e saj natyrale përmes një sekuence të ndarë në InstaStory-n e saj.
Se si duket Eni e tillë, kuriozitetin ua shuajmë përmes fotografisë së mëposhtme. /Prive.al