Ajo po ndjekë hapat e së ëmës. Nga ajo mund të ketë trashëguar diçka nga zëri, por Engjëllusha Salihu, filloi të ndiqte një tjetër stil muzikor.
Por ajo, me këngën e fundit, i këndon nusërisë, sikurse Shyhrete Behluli, që është zëri më i dëgjuar në kanagjeqe e dasma, ngase pothuajse gjithmonë këngët e saja flasin për lidhjet familjare.
Engji ka publikuar të premten edhe klipin e këngës “Kanagjeqi”, të cilën ia kushton ditës së nusërisë së vajzave.
Në këtë klip të realizuar nga EMF Creative, ajo duket tejet elegante duke i kënduar fundit të beqarisë.
Në këtë këngë, Engji i premton nënës së saj se pasi të martohet, do t’i jetë pranë si gjithmonë dhe premton se nuk do ta mërzisë me të qara para se të shkojë në shtëpi të burrit.
Për publikimin e këngës, edhe nëna e saj, këngëtarja e famshme e muzikës popullore, Shyhrete Behluli e ka uruar përmes llogarisë në Instagram. /Prive.al