‘Encën do ta prisja me gërshërë’: Ja si i përgjigjet publikisht këngëtarja

By

Trajnerja e fitnesit, Dorina Mema, njëkohësisht edhe fituesja e ‘Dancing with the Stars’ bëri xhiron në portale me një deklaratë të rëndë.

Ajo u shpreh se Encën do ta priste me gërshërë për t’i eliminuar dhjamin e tepërt që i pengon në trupin e këngëtares.

E gati një ditë pas, Enca ka reaguar përmes rrjetit social Snapchat duke i dhënë replikën e saj deklaratave të trajneres.

Ajo në një shkrim të shkurtër është shprehur: ‘Më vjen keq, nuk promovoj njerëz të lodhur falas më. Kërkoni për famë diku tjetër’.

Strategjia e Encës karshi ofendimeve edhe kësaj rradhe ka shkuar në sinkron me veprimet e kahmotshme të saj.

Këngëtarja e hitit ‘Bow down’ edhe paraprakisht nuk ka dashur të komentojë personat që e ofendojnë nën idenë se me vëmendjen e kushtuar, atyre iu jep famë të panevojshme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm