Enca, nostalgjike për kohët me Noizyn?

By

‘Ata s’e dinë, ata jo nuk e dinë’.

Këtë varg shumë prej jush mund ta keni ende në kokë.

Bëhet fjalë për një prej hiteve më të suksesshme të Noizyt dhe Encës. Dhe gjejeni pak sa ka kaluar nga publikimi i këtij projekti?

Plot 10 vite!

Mund të mos e besoni por ka qenë Enca ajo që me doza nostalgjie na e ka rikujtuar këtë fakt duke ndarë ca skena nga videoklipi në InstaStory.

Dyshja më vonë ndanë rrugët, deri tani pa kthim, përkundër se një ribashkim muzikor mes tyre pritej e kërkohej me të madhe nga fansat.

Më pas, muzika kaloi në plan periferik për Encën që publikon pak projekte krahasuar me periudhën kur ishte kryefjalë e diskografisë shqiptare.

‘Albanian’ publikuar verën e shkuar mbetet kënga e saj e fundit.

Artikuj të ngjashëm