Me suksesin e saj si një artiste që tashmë ka konsoliduar vendin e saj në skenë, Enca Haxhia pa dyshim se bën krenar shumëkë, me theks të veçantë familjen.
Por në një moment të tillë, ka hasur edhe vetë këngëtarja së fundmi.
Motra e saj më e vogël në moshë Uindi, e njohur për postimet në rrjete sociale ka hapur biznesin e saj personal, një studio të grimit në Tiranë e cila edhe zyrtarisht nis punën së shpejti.
Kjo ka bërë që Enca të ndajë lajmin në rrjete sociale me mbi një milion ndjekësit e saj duke thënë se pa pikën e dyshimit, grimi mund t’i besohet Uindit.
Shumë suksese në biznesin e ri! /Prive.al/