Bashkë përbënin një dyshe të pathyeshme për disa vite.
Kur Noizy dhe Enca bëheshin bashkë, milionat ishin të garantuara.
Secili projekt i dyshes u bë hit deri në ditën kur… vendosën t’i ndajnë rrugët! Shumë u përfol nga ai moment mbi të ardhmen e dyshes, posaqërisht të Encës.
Ajo ishte parë si produkt i OTR dhe shumëkush pas prishjes me Noizyn e vuri në pikëpyetje suksesin në karrierë.
Por, Enca po ja del vetëm madje shumë mirë. Ilustrimi më i qartë është projekti më i fundit, ‘Dua’.
I publikuar në të njejtën ditë me ‘Ajshe’ të Noizyt dhe Altin Sulkut, Enca ja ka dalë të jetë madje para reperit përsa i përket shikimeve në Youtube për rreth gjysmë milioni.
Kënga e re është trending gjithandej nëpër Europë e jo vetëm duke pasur një impakt goxha të madh.
Lartë e më lartë, për të dy artistët! /Prive.al