Enca Haxhia performoi mbrëmë në Prishtinë në një koncert që pritej e përmendej prej kohësh.
Në mbrëmjen e 31 tetorit, përballë publikut kosovar këngëtarja interpretoi hitet e saj që këndoheshin përmendësh nga të gjithë.
Interesimi i madh bëri që mbi 2000 persona të ishin prezentë në mbrëmjen muzikore e cila u mbajt në Sallën e Kuqe.
Nga çfarë shihet në videot e postuara në sallë mbretëronte një atmosferë të elektrizuar që shndërroi këtë koncert në të paharrueshëm.
Enca edhe këtë herë ia doli dhe siç premtoi, ‘e kalli’ Prishtinën. /Prive.al/