Emocionuese, ja si e kujton nënën Emina Çunmulaj! (FOTO)

By

Ajo dihet se nënën e ndjerë e ka pikë të dobët.

Në çdo hap, çdo sukses, modelja shqiptare Emina Çunmulaj e kujton personin që e solli në jetë e që e la në moshë shumë të re.

Pa e kujtuar, nuk mbeti as sot në ditën që përtej oqeanit i dedikohet nënave, vetëm se këtë vit mjaft më ndryshe se herave tjera.

Kjo për faktin se kjo ditë e veçantë, modelen Emina Çunmulaj e gjen në rolin e nënës.

Ajo ka njoftuar të bijën përmes fotografive me gjyshen që se njohu kurrë në një imazh shumë prekës nën përshkrimin: ‘Është e mahnitshme se si është jeta. Si zemra e një personi mund të jetë e mbushur plot dashuri dhe sërish gjysmë e thyer në po të njejtën kohë. Ndihem me të vërtetë shumë e bekuar të jem nënë dhe e di që po më sheh poshtë dhe je krenare për mua gjithashtu. Më mungon shumë çdo ditë, por sot është tejet e vështirë. S’do i harroj kurrë fjaët e tua ‘pri e paç bija jeme, ke me i kuptua disa gjana kur bahesh nanë vet’. Urime Dita e Nënës, nënë nga unë dhe mbesa Ella Faria. Të duam’ /PRIVE.AL/

Artikuj të ngjashëm