Si e priti Dua Lipa lajmin për shtatzëninë e Gigi Hadid?

By

Para dy ditësh lajmi se supermodelja Gigi Hadid është shtatzëninë më fëmijën e parë ‘shpërtheu’ gjithandej.

Ajo dhe këngëtari Zayn Malik po bëhen prindër për herë të parë dhe gjithçka u konfirmua nga nëna e supermodeles Yolanda Hadid.

E si duket këtë lajm Dua Lipa e ka pritur  me shumë entuziazëm duke thënë se mezi po pret të bëhet një teze.

“Po”, tha Dua. “Është një lajm shumë emocionues. Jemi shumë, shumë të ngazëllyer,” shtoi ajo, gjatë një interviste në New Zealand radio station.

Ajo po ashtu tha se e dinte për shtatzëninë pak më herët se të bëhej e ditur kudo në botë.

 

 

 

Artikuj të ngjashëm