Emina Çunmulaj po ndërton shtëpi në Mal të Zi?

By

Qëndrimit të saj disa javor në Tuz të Malit të Zi, i erdhi fundi. Ish-modelja, Emina dhe vajzat e saj hipën në avion për ty kthyer në Amerikë.

Udhëtimin për Mal të Zi, si çdo vit, Emina e kishte realizuar nën shoqërinë e vajzave të saj, por kësaj here me një ‘mision’ më ndryshe.

Në kohë pandemia, ku fluturimet ishin sanksionuar dhe vështirësuar, ajo bëri gjithçka që të ishte prezente në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, për t’i dhënë votën partisë shqiptare.

E po ashtu ajo shfrytëzoi këtë kohë, për të shijuar edhe jetën e fshatit në Malësi, duke ndarë me ndjekësit e saj shumë kujtimeve që mban ai vend.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Emina la të kuptohej që ajo do të ndërtonte shtëpi në Tuz.

“Do të na mungojnë shëtitjet tona të përditshme nëpër fusha, por mezi presim të kthehemi dhe ta shohim këtë fushë të kthehet në shtëpinë tonë të bukur”, shkruan ajo në një foto me vogëlushet e saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm