Modelja Emina Cunmulaj pjesë e panelit të gjykimit ‘Miss Usa 2023’

By

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj do të jetë pjesë e jurisë së ‘Miss USA 2023’.

Lajmi për këtë u bë i ditur nga faqja zyrtare në Instagram  e ‘Miss Usa’, dhe madje përveç kësaj në postimin e tyre ata shkruan fjalë mjaft të mëdha duke përmendur veprimtarinë e modeles ndër vite.

“Na ndihmoni të mirepresim modelen, filantropisten dhe sipermarrësen Emina Cumulaj Nazarian në panelin e gykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look në Jugosllavi në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si: Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce& Gabbana, është shfaqur ne kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, dhe shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit “Nazarian Family Foundation”, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropine dhe miregenien e komunitetit.”-thuhej në postimin e tyre në Instagram.

Krah Emines do jenë edhe emra si Patrick Starrr, Nicole Miller, Vivica A. Fox.

Suksese në rrugëtimin e ri në ‘Miss Usa’! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm