Emina Cunmulaj mërzitet nga flokët e gjata, modelja prezanton flokët e shkurtra

By

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj, pas shumë vitesh ka bërë ndryshimin drastik në pamjen e saj.

Ajo gjithmonë i ka mbajtur flokët e gjata, dhe me këtë pamje edhe është prezantuar në fillimet e karrierës së saj deri në këtë moment.

Emina ka publikuar në Instagramin e saj një fotografi, ku shfaqë stilin e ri të flokëve, që është një stil francez me prerjen deri tek veshët.

“Liria vjen në forma të ndryshme”, ka shkruar Emina, duke i falënderuar edhe stilistët e saj, ndërsa kjo sipas modeles, po shihet si një formë çlirimi.

Të paktën, kështu lë të nënkuptohet modelja që duket se qenka mërzitur nga flokët e gjata. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm