Dy shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara por ata u takuan për t’i rikthyer rrënjët e tyre të paktën në një pasdite.
Modelja Emina Çunmulaj dhe këngëtari Albert Stanaj, kanë pasur një drekë tipike shqiptare në shtëpinë luksoze të modeles.
Ajo është shtatzënë dhe nepsi e ka zënë keq apsi vetëm ushqime po publikon në Instagram, e për Stanajn, Emina ka gatuar pite.
Dyshja shfaqet e entuziazmuar në disa vdieo në Instagram për faktin se do hanë pite, ndërsa Stanaj kujdeset që vajzën e vogël të Eminas Ellan, ta argëtojë me një këngë tipike shqiptare.
Stanaj i këndon asaj “Hajredin Pashën”, për vetëm pak sekonda. /Prive.al