Në rrjedhë kronologjike, ndryshimet në pamje i ka pasur gjithmonë prezente brenda identitetit të saj.
Madje shpeshherë, me veprimet e saj ishte një ‘trend maker’ duke u ndjekur edhe nga koleget e tjera të estradës.
E sot, në prag të festave të fundvitit Elvana ka rifreskuar sërish pamjen e saj duke ndryshuar ngjyrën e flokëve, në nuancë që i afrohet bjondes platine.
Natyrisht se edhe kësaj rradhe, imazhin ia ka besuar partnerëve të saj, Valdrin Sahitit për veshjen dhe Sellmës e Kacit për grimin respektivisht flokët.
Në fotot e siguruara nga Prive, këngëtarja shfaqet si përherë, në top formë duke lënë gojëhapur secilin që sheh fotot e saj. /Prive.al/