Para pak javësh, iu kemi raportuar se Elvana Gjata ka përfunduar projektin e saj të ri me titull “Ku vajti”.
Kënga e cila është e përzier pak ritmike e pak baladë, është realizuar në studion e Redbox Entertainmet ndërkaq klipin e ka realizuar MAX Production.
Para pak minutash, artistja që synon edhe tregon ndërkombëtar, postoi një fotografi në Instagram me anë të së cilës zbuloi se “Ku vajti” është shumë afër për t’u publikuar, pas përshkrimit të fotografisë me ‘shumë afër’.
Pas kësaj kënge, Elvana do të sjellë edhe një klip me producentin e njohur Poo Bear./Prive.al