Jo vetëm Dua, edhe Rita Ora i dha zemër Era Istrefit (FOTO)

By

E gjithë bota të dielën e kishte vëmendjen kah Era Istrefi, e të gjithë artistët shqiptarë po i jepnin asaj përkrahjen.

Këngëtarja kosovare performoi live në finalen e Kupës së Botës në Futboll, duke qene e para vajzë shqiptare që bën diçka të tillë.

Dhe mbështetja nga kolegët e saj nuk ka munguar, e sidomos nga dy emra tejet të famshëm botërorë.

Dua Lipa i komentoi Era Istrefit, por në mesin e dhjetëra emrave të famshëm është edhe ai i Rita Orës.

“Jepi vajzë”, kishte shkruar Rita Ora në seksionin e komenteve te njëra nga fotografitë e Era Istrefit, mirëpo këngëtarja ende nuk i është përgjigjur asaj siç bëri me Dua Lipën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm