Në secilin koncert të saj ajo arrin të mbush sallat duke ndezur atmosferën nën shoqërinë e hiteve ndër vite.
Elvana Gjata edhe njihet si person shumë korrekt që datat e koncerteve i respekton me përpikmëri duke mos i munguar fansave.
Megjithatë, janë disa raste si ky që e ka bërë me dije sot që duhet të veproj ndryshe.
Me keqardhje, Elvana ka njoftuar përmes stafit menaxherial se duhet të anuloj një koncert të caktuar me 4 Qershor në Zvicërr, ‘për arsye personale’.
Kjo pjesë i ka shqetësuar jo pak fansat që janë shprehur se shpresojnë se nuk ka ndodhur asgjë jo e këndshme për këngëtaren. Teksa të njejtën shpresojmë edhe ne, iu njoftojmë se një datë tjetër e afërt do të caktohet sa më shpejt të jetë e mundur. /Prive.al/