Legjenda e muzikës, Elton John, e ka përmbyllur turneun e tij botëror, Farewell Yellow Brick Road në Stokholm.
Kështu, turneu i tij prej 333 koncerteve në gati pesë vjet u kompletua.
Ai në këtë koncert para 45 mijë vetëve e këndoi edhe njërën prej këngëve të tij më të njohura, “Goodbye Yellow Brick Road”.
Para se ta këndonte këtë këngë, ai mbajti një fjalim të fundit para tyre, duke i falënderuar për përkrahjen përgjatë gjithë karrierës së tij.
“Kam pasur karrierën më të mrekullueshme…përtej të besueshmes”, u ka thënë ai.
“50 vjet gëzim i pastër i të luajturit muzikë…sa fatlum jam? Nuk do të isha i ulur këtu sikur të mos ishit ju. Ju i bletë këngët, CD-të, albumet, kasetat…e më e rëndësishmja, ju i bletë biletat për koncerte”.