Kanë mbetur vetëm edhe katër ditë deri në dasmën madhështore të reperit Gjiko me prezantuesen Elita Rudi.
Çifti ka vendosur të kurorëzohet shpejtë pasi ata janë në pritje të fëmijës së parë, gjinia e të cilit nuk dihet akoma.
Të shtunën që sapo kaloi, emisioni Prive ju solli disa detaje të dasmës, këngëtarit, numrin e të ftuarve dhe disa gjëra të tjera.
Sot Elita na tregoi një gjë të veçantë…
Ajo postoi një video në Instagram ku shihet një verë speciale për dasmën e çiftit.
Në të shkruan Asdren & Elita, që lë të kuptohet se atë natë do ketë verë me këtë emër, që është bërë në mënyrë të veçantë për çiftin.
Gjiko dhe Elita janë në lidhje tash e disa vite madje edhe bashkëjetojnë në Prishtinë./Prive.al